Ata filluan të dilnin së bashku në vitin 2014 dhe kanë mbetur bashkë prej asaj kohe. Mel Gibson dhe e dashura e tij Rosalind Ross treguan se ishin më të lumtur se kurrë pasi dolën për blerje në dyqanet ushqimore në supermarketin Ralphs në Malibu të Kalifornisë të mërkurën.

Aktori, 63 vjeç dhe e dashura e tij skenariste, 28 vjeç, dukeshin shumë të lumtur teksa dilnin nga një dyqan. Mel shfaqet i veshur shumë thjesht dhe po ashtu edhe e dashura e tij. Ylli i Braveheart është fotografuar teksa bisedon me Ross, duke mbajtur dy çanta me sende ushqimore.
