Skip to content

62-vjeçari mbyt nusen e djalit, e mbajti me forcë nën ujë pas një zënke për mbesat

    Një britanik akuzohet se ka tentuar të mbytë nusen e tij në një pishinë pushimi në Florida.

    62-vjeçari Mark Raymond Gibbon nga Beaconsfield, Buckinghamshire, dyshohet se e ka mbajtur disa herë nën ujë 33-vjeçaren pas një zënke për mbesat e tij. Ai dyshohet se ndaloi vetëm kur motrat, që qëndronin në shtëpinë ngjitur telefonuan policinë.

    Vajza nëntëvjeçare e viktimës dyshohet se u hodh në pishinë për të ndaluar Gibbon. Familja po qëndronte në një shtëpi me qira në Solterra Resort të Davenport, Florida, kur ndodhi incidenti të dielën.

    Gibbon u arrestua dhe u dërgua në burgun e qarkut Polk, ku u akuzua për tentativë vrasjeje të shkallës së dytë dhe dhunë fizike.