“Më ushqeu një burrë mjekërbardhë..” 6-vjeçarja qe u nxorr nga rrënojat pas disa ditësh habit me rrëfimin

146
0

Në një tragjedi aq të madhe sa ajo e Turqisë, ku deri më tani kanë humbur jetën 36 mijë persona, ka edhe histori të jashtëzakonshme, që bëjnë bujë në të gjithë globin.

Mediet turke kanë publikuar intervistën e çuditshme të një vajze 6-vjeçare, e cila kishte mbetur nën rrënoja dhe doli nga gërmadhat e banesës së saj pas mbi disa ditësh.

Vajza që shihni në video është një vogëlushe 6-vjeçare e cila u shpëtua nga rrënojat e tërmetit në Hatay në Turqi.

Kur doli jashtë, ajo i çuditi të gjithë me ato që tha dhe më pas një gazetar arriti ta intervistojë, duke siguruar një rrëfim të jashtëzakonshëm të së voglës.

Kur u pyet sesi qëndroi pa ujë dhe ushqim, ajo u shpreh se ka ngrënë dhe se e ka ushqyer një burrë me mjekër të bardhë nën rrënoja. Ajo madje është shprehur se burri misterioz mbante muret dhe tavanet e ndërtesës për të mos rënë mbi të voglën.

Pas shpëtimit, asaj i janë bërë analizat e nevojshme dhe është parë se ka nivelin e duhur të proteinave në trup, çka nuk tregon mosushqyerje. Gjithsesi, gjithçka mbetet në kuadrin e rrëfimit të një fëmije.

VIDEO