6 të vdekur në rrugën Egnatia, përplas makinën e patrullës pastaj hyn në drejtim të kundërt dhe shkakton hatanë

226
0

Një aksident i rëndë trafiku është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën Egnatia.

Një mjet që transportonte emigrantë të paligjshëm është përplasur filliomisht me një mjet patrulle dhe më pas ka lëvizur në drejtim të kundërt duke u përplasur me një tjetër makinë  dhe pasojat kanë qenë fatale.

Mediat greke raportojnë për 6 të vdekur dhe 6 të tjerë të plagosur rëndë.

Në mjetin që shkaktoi aksidentin ndodheshin 11 persona, 10 prej të cilëve emigrantë.

Shoferi gjithashtu ishte i huaj.

Mes viktimaveështë dhe shoferi i mjetit që u përplas nga makina e trafikantit të emigrantëve.

Ai po kthehej nga puna dhe qëlloi në vendin dhe momentin e gabuar.