Skip to content

58-vjeçari Bardhyl Fusha ka arritur te marre nje sasi parash vetem tek njera prej arkava të FiBank

    Një 58-vjeçar i identifikuar si Bardhyl Fusha ka tentuar mesditën e sotme të grabisë bankën Fibank në kryeqytet. Sipas të dhënave paraprake, ai është futur në ambientet e bankës i armatosur me kallashnikov dhe me një çantë në dorë, ndërsa sapo ka hyrë brenda ka qëlluar një herë në dysheme për të frikësuar të pranishmit. Më pas, ai është afruar pranë sportelit dhe ka marrë një shumë parash.

    Falë reagimit të shpejtë të një qytetari që ka njoftuar policinë, patrulla ka mbërritur në vendngjarje brenda pak minutash. Forcat e rendit kanë arritur të ndalojnë të dyshuarin teksa po dilte nga banka, duke parandaluar largimin e tij. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.