Sipas gazetarit të “Aldo Morning Show” burri e kishte ftuar për një kafe vajzën duke i thënë se do ti gjente punë. Por gjatë takimit gjërat kanë agravuar dhe burri ka tentuar të prekë në pjesë intime vajzën por ajo ishte ngritur nga kafja duke e ofenduar.
“Një burrë 50-vjeçari i kishte premtuar një vajze 23 vjeçe. Do të gjej një punë xhaxhi i kishte thënë, kam unë një mik të mirë. Hajde të pimë një kafe. E kishin pirë kafen këta të dy. E duke bërë muhabet, kishte filluar muhabete intime dhe kishte tentuar që ta prekte në pjesët intime të trupit, pot vajza është ngritur duke ofenduar zotërinë dhe është larguar”, tha ai./tvklan.al/