14.5 C
Tirana

5-vjeçari nga Tirana shpallet zyrtarisht gjeni: S’do ta besoni çfarë është i aftë të bëjë

Date:

Share:

Ai është 5 vjeç dhe quhet Dionis Senjo, por mund ta thërrisni “gjeni” sepse ky vogëlush nga Tirana është shpallur i tillë nga shoqata botërore e gjenive “Mensa International”. Dionisi, i biri i një çifti onkologësh i është nënshtruar testit të inteligjencës në prani të një psikologu, që rezultoi mbi percentilin 99.9, më i rrallë se 0.1 përqind e popullsisë. Inteligjenca e tij thuhet se është e të njëjtit spektër me atë të fizikantit Albert Ajnshtajn.

Sipas prindërve të Dionisit, gjithçka nisi kur ai ishte 1 vjeç , kohë kur mësoi numrat dhe shkronjat si në shqip, ashtu edhe në anglisht. Brenda disa muajve dinte të lexonte rrjedhshëm në të dy gjuhët. Pasi mbushi 2 vjeç, brenda javës mësoi të numëronte në greqisht deri në një bilion dhe mësoi të gjithë alfabetin grek brenda një pasditeje. Sot Dionisi ka lexuar më shumë se 700 libra e madje ka shkruar edhe vetë një libër për sistemin diellor, që do të publikohet së shpejti. Ai di të kryejë veprime matematikore si mbledhje dhe zbritje me numra të mëdhenj dhe ndonëse prindërit ia kanë ndaluar të mësojë shumëzimin që tani, rrëfejnë se ai di ta bëjë një gjë të tillë por sipas metodës së tij./Newsbomb

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

“Nuk i lejonte të lëviznin, i thoshte do t’ju pres..” Dhunoi dy fëmijët e tij të mitur live në TikTok, vjen dëshmia tronditëse e...

Në emisionin me “Zemër të Hapur” u trajtua rasti i Artan Berishës, i cili dhunon dy fëmijët e tij të mitur në live-t e...

Ndryshon moti, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, ditët në vijijm, rriten ndjeshëm temperaturat gjatë mesdites por mengjeset prite të jenë te ftohta. Ndiqni video me poshte per...

Plas sherri në urbanin e ‘Tiranës së Re’! Qytetari grushton e shkelmon faturinon (VIDEO)

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike është raportuar të ketë ndodhur një ditë më parë në urbanin e linjës "Tirana e Re"...

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

“Nuk kam treguar gjë” Pas 12 vitesh, Katerina Trungu i rikthehet ‘dashurisë’ së vjetër! Moderatorja zbulon surprizën..

Dasara Karaiskaj, Gerta Heta, Ardit Murataj janë pjesë e super skuadrës së Klan Radio. Por në programin “Rudina” në Tv Klan këtij paneli iu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.