4.5 C
Tirana

5-vjeçari nga Tirana në organizatën botërore të gjenive, e frikshme ajo që mund të bëjë

Date:

Share:

Ky vogëlush që shikoni në foto është gjeni. Një gjeni i cili tanimë është pranuar në shoqatën botërore të gjenive “Mensa Internacional”. Inteligjenca e tij është e të njëjtit spekter me atë të gjeniut Albert Ajnshtain! Quhet Dionis Senjo, është vetëm 5 vjeç dhe është djali i një çifti onkologësh nga qyteti i Tiranës.

Dionisi, pasi i habiti të gjithë me aftësitë e tij në astronomi, matematikë, gjeografi, kimi, anatomi, biologji, gjuhë të huaja etj… i është nënshtruar testit të inteligjencës dhe rezultoi mbi përqindjen 99.9, pra më i rrallë se 0.1% e popullsisë, duke u pranuar në shoqatën botërore të gjenive dhe duke u bërë kështu shqiptari i parë që pranohet në këtë organizatë.

Testi i inteligjencës është zhvilluar në praninë e një psikologu. Fillimisht prindërit nuk e vunë re inteligjencën e tij duke menduar se “të gjithë fëmijët në ditët e sotme të tillë janë” por kur të tjerët nisën të befasoheshin prej aftësive të tij, atëherë e kuptuan se fëmija i tyre ishte vërtet ndryshe.

Dionisi i vogël tani bën shumëzime me shumë shifra, ushtrimet e olimpiadës të matematikës së klasave 1 – 2 fillore i zgjidhte që në moshën 4 vjeç, ndërsa para pak kohesh ka shkruar një libër për sistemin diellor të cilin kërkon ta publikojë së shpejti. 5-vjeçari ka shumë dëshirë të shkruajë libra e t’i publikojë ato edhe në Amerikë.

Por si nisi gjithçka?

Ai ishte vetëm 1 vjeç kur mësoi shkronjat dhe numrat në shqip dhe në anglisht.

Pa kaluar ende disa muaj ai mësoi të lexojë rrjedhshëm në të dyja gjuhët, shqip dhe anglisht gjithashtu. Kur mbushi 2 vjeç, prindërit zbuluan se i biri kishte mësuar gjysmën e alfabetit rus edhe në formën e shkruar.

Prindërit u përpoqën ta “frenonin”, duke menduar se kjo nuk do të ishte e domosdoshme për të ardhmen e tij dhe e orientuan atë drejt alfabetit grek të cilin ai e mësoi në një pasdite të vetme, si në shkrim ashtu edhe në lexim.

Pa u mbushur një javë, ai mësoi të numëronte në gjuhën greke deri në bilion. Në të njëjtën kohë ishte në gjendje të thoshte alfabetin anglez nga fillimi në fund dhe anasjelltas me të njëjtën shpejtësi e duke shkruar gjithçka që prindërit i diktonin.

Dionisi, di gjithashtu të shpjegojë të gjitha format gjeometrike i ndihmuar nga gjuha greke. Kur ishte 3 vjeç, ai nisi të lexonte me shpejtësi numra shumë shifrorë, deri në 40 shifra, në gjuhën shqipe dhe në anglisht.

Në po të njëjtën moshë, ai mësoi të gjitha planetet e sistemin diellor, yjet, galaktikat, gjeografinë e botës, flamujt e shteteve, liqenet, lumenjtë, malet dhe të gjithë elementët periodikë, anatominë e njeriut, e të gjitha llojet e dinosaurëve.

Lexon libra, kryesisht enciklopedi, pa u nxitur nga askush. Dionisi ka lexuar rreth 700 libra deri tani, 200 prej të cilave, enciklopedi angleze.

Prej tre vitesh, gjeniu 5 vjeçar mund të bëjë veprime matematikore me mbledhje, zbritje e madje edhe me numra negativë. Prindërit e kanë ndaluar të mësojë shumëzimin por siç thonë, ai i llogarit vetë sipas metodës së tij.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

“Nuk i lejonte të lëviznin, i thoshte do t’ju pres..” Dhunoi dy fëmijët e tij të mitur live në TikTok, vjen dëshmia tronditëse e...

Në emisionin me “Zemër të Hapur” u trajtua rasti i Artan Berishës, i cili dhunon dy fëmijët e tij të mitur në live-t e...

Ndryshon moti, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, ditët në vijijm, rriten ndjeshëm temperaturat gjatë mesdites por mengjeset prite të jenë te ftohta. Ndiqni video me poshte per...

Plas sherri në urbanin e ‘Tiranës së Re’! Qytetari grushton e shkelmon faturinon (VIDEO)

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike është raportuar të ketë ndodhur një ditë më parë në urbanin e linjës "Tirana e Re"...

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

“Nuk kam treguar gjë” Pas 12 vitesh, Katerina Trungu i rikthehet ‘dashurisë’ së vjetër! Moderatorja zbulon surprizën..

Dasara Karaiskaj, Gerta Heta, Ardit Murataj janë pjesë e super skuadrës së Klan Radio. Por në programin “Rudina” në Tv Klan këtij paneli iu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.