HomeNews5 qarqe rrezikohen...

5 qarqe rrezikohen nga përmbytjet, vjen paralajmërimi i IGJEO dhe SHMU: Kujdes, merrni masa për..

Bazuar në raportimin e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe IGJEO, Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, u bën thirrje të gjitha strukturave vendore dhe qendrore të marrin masa parandaluese për shmangien e përmbytjeve dhe të jenë në gatishmëri për të reaguar në kohë ndaj çdo situate emergjente.

Sipas IGJEO dhe SHMU, pjesën e dytë të ditës së sotme priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet. Qarqet më të rrezikuara janë Vlora, Gjirokastra, Shkodra, Kukësi dhe Dibra.

“Në 23 dhjetor, reshje intensive deri shumë intensive do të përfshijnë qarqet Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Kukës dhe Dibër, ndërsa në zonat e tjera reshjet do të jenë mesatare deri intensive, të shoqëruara me shtrëngata.

Në lartësitë mbi 400 m në Veri, Lindje dhe Juglindje reshjet do të jenë në formë dëbore, duke shkaktuar ngrica dhe vështirësi në transport.

Bashkëpunimi dhe veprimi i shpejtë janë thelbësore për të minimizuar pasojat dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve”, thuhet në reagimin e ministrisë.

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Shiste drogë, arrestohet në Itali ish-futbollisti shqiptar

Një ish-futbollist shqiptar i Kategorisë Superiore është vënë në pranga në Ferrara të Italisë për shpërndarje të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për një 45-vjeçar që ka luajtur për Dinamon e Tiranës vite më parë. Megjithatë, mediat italiane nuk e...

“Kështu vdiq Maradona”, prokurori nxjerr para gjykatës foton tronditëse

Lotë dhe tension në seancën e parë në Buenos Aires për vdekjen e legjendës argjentinase. Nëse kishte pasur momente tensioni përpara se të fillonte gjyqi për vdekjen e Diego Armando Maradonës, me turmën që priste ekipin mjekësor para gjykatës së...

Aksident tragjik në Itali, shqiptari humbet jetën pasi u përplas për vdekje nga kamioni (Emri+Foto)

Një aksident tragjik ndodhi të martën e 11 Marsit në Itali. Xhavit Halilaj, 65 vjeç, ndërroi jetë pasi u përplas nga një kamion. Sipas dinamikës së ngjarjes, aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 15:00. Halilaj, i cili punonte për një...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.