5 mijë lekë të tjera shtesë për pensionistët, zbulohet kur do të merret Bonusi i radhës

178
0

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka zhvilluar këtë të Enjte një takim me pensionistët në Dibër.

Në bashkëbisedim me ta, Balluku u komunikoi se në Shtatorin e këtij viti 650 mijë pensionistë do të marrin bonusin tjetër prej 5 mijë lekësh të reja. Ajo theksoi se të ardhurat prej taksës së jashtëzakonshme të energjisë do të shkojnë në vendin e duhur, duke shtuar se qeveria e ka fokusin te ky grup në nevojë.

“Gjatë vitit të kaluar ne kemi indeksuar pensionet me 9.5% pavarësisht se inflacioni u konsiderua me 7%, qeveria e mori vendimin. Në fund të Shtatorit 2023 do ketë një indeksim të ri, në bazë të inflacionit. Të ardhurat e shtuara nga prodhimi i energjsië për disa subjekte private u vendos që t’u jepeshin pensionistëve, patëm dhe vizitën e Ursula Von der Leyne që tha se duhet të vjelin taksën e jashtëzakonshme dhe tua shpërndajnë grupeve në nevojë. Janë 650 mijë pensionistë në vend që përfitojnë këtë bonus dhe 4.1 miliardë lekë që janë mbledhur gjatë Marsit nga taksa e jashtëzakonshme e energjisë është vendosur nga qeveria që të shpërndahet bonusi prej 5 mijë lekësh.

Dhe do merrni këstin e dytë, që ka të njëjtën vlerë, 6 mujorin e parë dhe më pas në shtator. Në Shtator përveç indeksimit do të merrni dhe pjesën tjetër të bonusit, një 5 mijë lekësh tjetër shtese kështuqë duhet të keni parasysh që është në programin tonë që të kujdesemi për ju sepse ju keni kontribuar në zhvillimin e Shqipërisë dhe keni përballuar periudhën e vështirë të tranzicionit. Vëmendja e qeverisë shqiptare është tek ju, unë e di që duhet të bëjmë më shumë, por ndihem krenare që gjithë përpjekja jonë u vendos që të shkonte tek ju”, tha Balluku.