Skip to content

5 metra larg nga njëri-tjetri/ Gjykata lëshon urdhër-mbrojtje për Princ Lekën, Elian dhe babain e saj

    Gjykata lëshon urdhër-mbrojtje për Princ Lekën, Elian dhe babain e saj.

    Për herë të parë pas raportimit të konfliktit, Elia Zaharisë shfaqet në dyert e gjykatës.

    Këtë të enjte në Gjykatën Civile të Tiranës u mbajt seanca lidhur me 3 kërkesa për urdhër mbrojtje, përkatësisht të Leka Zogut ll, Elia Zaharisë dhe babait të kësaj të fundit, Gjergj Zaharisë.

    Dy të parët se është aprovuar nga togat e zeza kërkesa dhe nga dita e sotme për Lekë Zogu ll dhe bashkëshorten e tij me të cilën ndodhet në proces divorci Elia Zaharia urdhërohet mbrojtja e menjëhershme.

    Çifti duhet të mbajnë distancë 5 metra, nga njëri-tjetri, fëmijën Leka duhet ta takojë jo në prezencë të Elias por të dados. Në fotot e mëposhtme është momenti kur Elia dhe babai i saj Gjergji dalin nga Gjykata Civile.

    Ndërsa Leka Zogu ll nuk ishte i pranishëm por u përfaqësua nga avokati i tij.

    Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”, e gjithashtu po kryhen hetime edhe për daljen e pamjeve filmike që Leka Zogu ll ia vendosi në dispozicion policisë si provë materiale.