5 gabimet që bëjnë njerëzit kur blejnë shtëpi, sipas agjentëve të shitjes

5022
0

Të blesh nje apartament apo shtëpi është një hap i rëndësishëm në ditët e sotme, pasi kërkon një investim tepër të madh dhe është vendi ku me shumë gjasa ju do të kaloni jetën.

Sipas agjentëve të shitjes këta blerës potencial bëjnë gabime ndonjëherë edhe tepër të mëdha kur kërkojnë për një banesë të re. Ja cilat janë disa nga gabimet:

Supozimi se çmimi i çdo shtëpie është i negociueshëm

Jared Barnett, një agjent i cili punon me shtëpi midis $ 2 milion dhe $ 5 milion në New York City, tha se gabimi më i madh që një blerës mund të bëjë është supozimi se çdo shtëpi ka një çmim të negociueshëm.

“Shitësit përdorin strategji të ndryshme kur çmojnë shtëpinë e tyre”, tha Barnett. “Ndonjëherë çmimi ka një hapësirë për negociata, por herë të tjera ka çmime për të marrë oferta të shumta, potencialisht duke shkuar mbi çmimin e kërkuar.”

Hutimi nga detajet që bien më shumë në sy dhe duke injoruar cilësinë aktuale të një shtëpie

Blerësit duhet t’i kushtojnë vëmendje ndërtesës dhe të inspektojnë tërësisht pronën.

“Shumë shtëpi mund të jenë të bukura vetëm në pjesën e jashtme. Përqendrohuni në ndërtim dhe strukturë- një kërkim më i thellë do të zbulojë të vërtetën”.

Kufizimi i kërkimit tuaj në një stil të veçantë të shtëpisë

Shumë blerës e kufizojnë fokusin e tyre në një stil të caktuar të shtëpisë.

Një shtëpi është ajo ku do jetoni dhe nëse keni kapital mund ta përshtatni sipas stilit tuaj të jetës. Jo domosdoshmërish duhet të jetë shumë e bukur nga jashtë.

Kaloni shtëpi cilësorë sepse mendoni se do të gjeni diçka më të mirë

Disa klientë kalojnë pronat ideale herët në kërkim, me shpresën se ata do të gjejnë diçka më të mirë. Kjo strategji pothuajse nuk punon kurrë.

Njerëzit kërkojnë shtëpitë më të mira dhe kalojnë përmes një procesi ku humbin këto shtëpi dhe tani tregu ka lëvizur mbi to dhe njerëzit po paguajnë më shumë për shtëpitë të cilat askush nuk i pëlqen.

Fokusi në listat e shtëpive që shiten online

Shumë klientë janë të bindur se duke parë një listë që ata gjejnë në internet dhe duke bërë hulumtimet e tyre ata do të gjejnë shtëpinë ideale. Ata nuk e kuptojnë se ka mundësi të tjera, shpesh më të mira se online. Listat online shpesh portretizojnë një pamje artificiale e një shtëpie dhe shumë klient zhgënjehen totalisht kur e shohin shtëpinë nga afër.