5-fishimi i rasteve te reja, mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve. Ja çfarë u vendos për masat e reja

484
0

Zv. Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, gjatë fjalës së mbajtur në Komitetin Teknik të Ekspertëve theksoi se është vendosur të mos ketë ndryshim të masave kufizuese pavarësisht rritjes së rasteve të reja. Rakacolli theksoi se do të ketë shtrëngim për zbatimin me rigorozitet të masave në fuqi dhe intensifikim të procesit të vaksinimit.

Mira Rakacolli: Numri i të infektuarve në Shqipëri është shtuar dhe kjo për shkak të pranisë së variantit Delta dhe karkateristikave të tij. 95 % e atyre që janë të infektuar janë të paksinuar dhe gjithashtu shumica e rasteve të rënda janë të pavaksinuar.

Numri i të shtruarve në spital ka qenë ndjeshëm më i lartë në të njëjtë periudhë të një viti më parë. Edhe kjo tregon që situata është më e kontrolluar,

Mendimi i Komisionit Teknik të Ekspertëve është të mbajë të njëjtin nivel masash, por të intensifikohet vaksinimi dhe të respektohen me rigorozitet masat.