16.5 C
Tirana

5 filmat e vjetër shqiptarë me të cilët kemi qarë të gjithë

Date:

Share:

Zemra e nënës

Filmi flet për një grua të moshuar të cilën e luan aktorja e madhe Tinka Kurti. Ajo jeton vetëm dhe në këtë vetmi përfytyron nipërit dhe mbesat duke i kthyer në kukulla e duke biseduar çdo ditë me ta.

Vjen një çast dhe të gjithë fëmijët afrohen për t’i marrë pasurinë. Por ajo nuk ka çfarë tu japë përveç kukullave. Në fund të filmit tregohet sesi trashëgimtarët duke kërkuar pasurinë shqyejnë njëri-tjetrin.

Ky film na ka bërë për të qarë të gjithëve dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe kur një aktore si Tinka Kurti e ka luajtur në perfeksion duke e përcjellë tek publiku vetminë dhe dhimbjen e gruas së moshuar, të braktisur nga fëmijët.

Debatik

E kush nuk ka qarë me vdek.jen e Colit? Filmi “Debatik” i prodhuar në vitin 1961 flet për një grup fëmijësh që krijojnë organizatën e tyre anti-fashiste të cilin e quajnë me emrin “Debatik (Djemtë e Bashkuar, Anëtarë të Ideve Komuniste).

Një djalë i varfër dhe jetim, Coli bëhet pjesë e grupit Debatik. Ai shkon të lajmërojë mësuesin komunist që është në kurth por e vra.sin gjatë këtij aksioni. Filmi mbaron kur xha Demiri e gjen të vde.kur Colin dhe e merr në karrocë.

Lulëkuqet mbi mure

“Sulooo”, zëri i fëmijëve të jetimores kur panë shokun e tyre të vri.tej natën në murin e jetimores, ka mbetur edhe sot në memorien e të gjithë shqiptarëve.

Jetimin Sulo kujdestari e kishte vënë për të spiunuar shokët e tij dhe nga frika e presioneve të vazhdueshme ai përpiqet natën të kapërcejë murin e jetimores por patrulla italiane e vr.et.

Gjeneral gramafoni

Muzika vajtuese kaba me klarinetë nga filmi “Gjeneral Gramafoni” mbahet mend dhe dëgjohet sot e kësaj dite. Momenti i cili i ka bërë të gjithë të qajnë tek ky film është kur Halit Berati i bie klarinetës para një fëmijë i cili qan me dënesë.

Tingujt e klarinetës e bëjnë vogëlushin të pushojë e madje t’i rikthehet buzëqeshja. Jua rikujtojmë këtë moment me videon e mëposhtme, transmeton Xing.al.

Malet me blerim mbuluar

Pla.gosja e Lilos në filmin “Malet me blerim mbuluar” na ka bërë të qajmë gjithashtu. Lilo Labja u pla.gos gjatë luftës dhe Kapua, Jahua, Peliçeli dhe Zeneli duhet ta çojnë Lilon drejt spitalit partizan. Pranverën tjetër Jahua dhe shokët e tij kthehen për ta marrë Lilon në spital por e gjejnë me këmbën e pre.rë./Xing.al

Nëse ju kanë bërë për të qarë filma të tjerë shqiptarë që nuk janë në këtë listë, komentoni.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...

Tabela e kursit të këmbimit, ja si u hap java për monedhat e huaja..

Sot, më 3 mars 2025, dollari amerikan blihet me 94.7 lekë dhe shitet me 95.7 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.