Një marrëdhënie jo e lumtur është burim stresi dhe shqetësimi.
Megjithatë për disa çifte është e vështirë të divorcohen dhe të
vazhdojnë jetën normalisht.
Ka shumë arsye pse ata qëndrojnë në një martesë që nuk ju sjell lumturi. Më poshtë lexoni pse njerëzit “ngecin” në një marrëdhënie edhe kur nuk e duan më njëri-tjetrin:
Vetëbesimi i ulët
Mungesa e vetëbesimit i bën njerëzit të mbajnë marrëdhënie jo të lumtura. Psikologët pohojnë se një person i cili nuk është i vetëdijshëm për avantazhet e veta është padyshim i gatshëm të trajtohet keq. Këta njerëz besojnë vërtetë se nuk e meritojnë dashurinë.
Mosha
Ende ka sterotipe të forta dhe të përhapura në shoqëri që thonë se jeta ka mbaruar pas të 40-ve dhe se është e pamundur të gjesh dashurinë e vërtetë. Frika nga vetmia është arsyeja pse shumë çifte preferojnë të qëndrojnë se bashku.
Megjithatë, sociologët pohojnë se njerëzit mund të zgjidhin jetën e tyre personale në çdo moshë. Pothuajse gjysma e grave mbi moshën 45-vjeçare që kaluan një divorc pohuan se tani janë më të lumtura se kurrë.
Paratë
Ndonjëherë një martesë e pakënaqur bëhet një kurth dhe është paraja që i mban bashkëshortët së bashku.
Firma britanike e avokatit Slater & Gordon kreu hulumtime dhe zbuloi se arsyeja kryesore pse njerëzit qëndrojnë së bashku pavarësisht nga mungesa e dashurisë dhe mirëkuptimit të ndërsjellë është frika. Dhe një nga frikërat më të mëdha është frika se mos mbeteshin pa para.
Presion i shoqërisë
Ekzistojnë gjithashtu forca të jashtme që nxisin një martesë jo të shëndetshme, si presioni i gjeneratave të vjetra të familjes. Çiftet që jetojnë në marrëdhënie jo të shëndetshme kanë tendencë të shqetësohen për atë që do të thonë të afërmit, fqinjët dhe kolegët e tyre. Një divorc duhet të jetë një vendim i menduar mirë nga dy persona.
Gëyneth Paltroë ka ndarë përvojën e saj kur ajo ishte në procesin e divorcimit dhe foli për atë që ajo e quajti “ndërprerjen e vetëdijshme”. Është gjendja e një çifti para ndarjes përfundimtare kur të dy partnerët vendosin se si do të jetojnë pas divorcit dhe ndahen në mënyrë paqësore duke kuptuar plotësisht veprimet e tyre. Në këtë rast, njerëzit rreth tyre nuk do të kenë ndonjë pyetje, sepse është një vendim i qëllimshëm i bërë nga 2 të rritur me mirëkuptim të plotë.
Fëmijët
Fëmijët janë një ndër arsyet kryesore për mosmarrjen e vendimit për divorc. Kjo gjë është e kuptueshme, pasi të gjithë janë të vetëdijshëm për efektet negative që divorci shkakton tek fëmijët. Ata mund të ndjejnë faj, ankth dhe pasiguri. Megjithatë, psikologët sugjerojnë të shikojnë këtë problem nga një kënd tjetër. Fëmijët që jetojnë në një martesë jo të lumtur duhet të përballen me presionin psikologjik çdo ditë dhe të ndjejnë ashpërsinë e marrëdhënieve jo të shëndosha midis prindërve.
Sjellja toksike e të rriturve sjell shkatërrim në jetën e fëmijës. Shumë shpesh fëmijët fillojnë të fajësojnë veten për të gjitha problemet që ndodhin në familje. Kjo është arsyeja pse duhet të ndaheni në mënyrë të civilizuar nëse dashuria për njëri-tjetrin ka përfunduar. Megjithatë, përpara se ta merrni një vendim të tillë, është e nevojshme të vizitoni një psikoterapist të familjes me qëllim që të reduktohet stresi i fëmijës që shkaktohet nga ndarja e prindërve.