14.5 C
Tirana

5 arsye pse gjyshja nga ana e nënës është më e rëndësishme sesa ajo e babait

Date:

Share:

Sipas disa studimeve që përcjell një portal italian (passionemamma), gjyshja nga ana e nënës është më e rëndësishme për fëmijën se ajo nga ana e babait. Kjo gjë ndikohet nga disa faktorë dhe le të shohim cilët janë ato.

Përse gjyshja e mamit është më e rëndësishme?

Për forcë të zakonit fëmija do të kalojë më shumë kohë me gjyshen e mamit duke qënë se edhe vetë nëna e re do të preferojë të kalojë më tepër kohë me nënën e saj. Do të kërkojë ta shoqërojë gjatë ekografisë, në momentin e banjos së fëmijës, do t’i kërkojë ta ndihmojë me fëmijën etj. Vetvetiu krijohet një raport më i thellë.
Gjyshet e mamit shpesh janë më të disponueshme. Sipas disa studimeve ato janë më të gatshme të mbajnë nipërit dhe mbesat. Në momentin që ato e shikojnë se vajza e tyre është në vështirësi ofrohen direkt për ta ndihmuar.
Që në momentin e lindjes ato e shohin nipin dhe mbesën si fëmijën e tyre. Pra ai fëmijë ka ardhur në jetë nga vajza e tyre dhe jo nga një “e panjohur” që tashmë është gruaja e djalit. Gjyshet e babait duan pak kohë të mësohen me idenë dhe të krijojnë një lidhje të mirë me fëmijën. Megjithatë kjo nuk është absolute.
Gjyshja e mamit ka një rëndësi gjenetike. Ajo ka mbajtur në trupin e saj ovocitin e nënës, prej së cilit u krijua veza dhe më pas fëmija. Në momentin që gjyshja ka qënë shtatzanë me nënën e bebes, ovocitet e saj ishin formuar.
Shpesh nënat kanë më tepër besim tek mamaja e tyre. ato e dinë si sillet nëna e tyre sepse prej saj janë rritur prandaj është normale që të ndiejë më tepër besim se tek vjehrra. Kjo është një nga arsyet se përse nëna e re preferon që nëna e saj të kujdeset për fëmijën dhe për pasojë marrëdhënia e fëmijës me të do të jetë më e fortë./përnënat.al

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

“Nuk kam treguar gjë” Pas 12 vitesh, Katerina Trungu i rikthehet ‘dashurisë’ së vjetër! Moderatorja zbulon surprizën..

Dasara Karaiskaj, Gerta Heta, Ardit Murataj janë pjesë e super skuadrës së Klan Radio. Por në programin “Rudina” në Tv Klan këtij paneli iu...

“Kam edhe një surprizë të këndshme për ju” Çfarë po paralajmëron Rama nga Berlini..

Kryeministri Edi Rama gjatë rubrikës “Sy m’Sy” i është përgjigjur pyetjes së një komentuesi nëse e kalon oqeanin apo jo. Rama tha se nuk...

E turpshme, një qytetar filmohet duke grisur Kuranin pranë një xhamie (VIDEO)

Një incident i pazakontë raportohet se ka ndodhur në Prizren, ku një qytetar është filmuar nga kamerat e sigurisë duke grisur librin e shenjtë...

Ndryshon kursi i këmbimit/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja si këmbehet dollari dhe euro

Sot, më 4 mars 2025, dollari amerikan blihet me 94 lekë dhe shitet me 95.2 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.