44 gradë nën hije/ Sa do të zgjasë i nxehti ekstrem: E enjtja dhe e premtja do të jenë ditët më të..

37243
0

Mesdheu tashmë po përballet me një valë intensive të të nxehtit saharian ndaj nga kjo e hënë priten temperatura më të larta në territorin e të gjithë Shqipërisë duke arritur në 44 gradë Celsius.

Pas një kohe me shi dhe të shpejtë, rikthehet kështu i nxehti afrikan në Shqipëri.

Sipas sinoptikanëve edhe pse jemi në periferinë e rrymës së nxehtë afrikane që lidhet me rajonin, Shqipëria do të ketë temperatura të larta deri në 44 gradë.

Kjo situatë vjen si pasojë e valës së nxehtësisë nga veriu i Afrikës, dukuri që prek Evropën Jugore duke bërë të përfshihet edhe territori shqiptar.

Tirana, Elbasani, Berati, Fieri dhe Gjirokastra pritet që të kapin edhe vlerën maksimale, deri në 44 gradë nën hije.

E enjtja dhe e premtja pritet të jenë ditët më të nxehta të kësaj jave që sapo ka filluar.  Vala e të nxehtit pritet të vazhdojë për tetë ditë rresht.

E Hënë 09 Korrik 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7-15 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forces 3-4 me lartësi vale 0,4-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore 18/34°C

– Zonat e ulëta 20/39°C

– Zonat bregdetare 22/34°C

Kosova për sot, 8 Korrik 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira.

Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 16°C –21°C në mëngjes deri në 32°C –38°C gradë Celsius në mesditë.

E Martë 09 Korrik 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira në shim deri mesatare dhe reshje locale në jug dhe juglindje.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7-10 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forces 3-4 me lartësi vale 0,4-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore 18/37°C

– Zonat e ulëta 20/40°C

– Zonat bregdetare 22/37°C