v
Vazhdimisht ndodh që brenda një çifti të ketë konflikte dhe mosmarrëveshje, të cilat mund të çojnë drejt ndarjes. E tillë ishte historia e Nejlanit me Rudinën, e të rinjve që këtë të shtunë ishin pjesë e programit “Dua të të bëj të lumtur”.
Historia e dashurisë kishte lindur në vendin ku punonin që në moshën
17 vjeçare. Ata kishin vendosur që lidhjen e tyre ta kalonin në një fazë
tjetër, në fejesë. Pas 4 vitesh midis Nejlanit dhe Rudinës kishin
lindur konflikte, ku shkak kishte qenë xhelozia e Nejlanit, një xhelozi e
nxitur nga fjalët që i kishin thënë për Rudinën. Ai ishte bërë xheloz
sepse thuhej se Rudina kishte lidhje me dikë tjetër.
Sipas Rudinës, Nejlani kishte ndryshuar sjellje dhe mendonte se
luante bixhoz e konsumonte cigare dhe alkool. Prej skenave të
vazhdueshme të xhelozisë, Rudina kishte vendosur që të ndahej prej tij.
Nejlani i penduar kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar falje dhe për të nisur gjithçka nga e para. Rudina nuk pranoi që të rikthehej me të duke thënë : “Unë nuk kam nevojë për Nejlanin, do ta vazhdoj jetën time pa të!”/ tch/