Skip to content

4 të rinj humbën jetën nga aksidenti në Fushë Prezë, dalin emrat, 3 prej tyre me një mbiemër

  • by

Janë identifikuar të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik që u regjistrua pak para mesnatës në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, pranë Fushë Prezës.

Sipas policisë viktimat janë Enejdi Laçi 25 vjeç, Erildi Laçi 20 vjeç, Enrikejd Kurti 24 vjeç dhe Andi Laçi 22 vjeç.

Ndërkohë në polici është shoqëruar 24 vjeçari Aleksandër Krrashi, drejtuesi i betonieres me të cilën u përplas makina e viktimave përpara se të shpërthente në flakë.

Shkaqet e aksidentit janë të paqarta, teksa policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë.

Please follow and like us:
fb-share-icon0
Tweet 20

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.