4 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, 2 raste te reja pa lidhje me te parat

900
0

4 raste të reja janë identifikuar sot nga Instituti i Shëndetit Publik me koronavirus në Shqipëri. Në total janë kryer 110 analiza ku 10 rezultojnë pozitivë.

Nga rastet e reja sot, dy janë të lidhura me katër rastet e mëparshme kurse konfirmohen edhe dy taste të reja me burim të ri infeksioni.

Sakaq veç Tiranës një i infektuar me koronavirus gjendet në spitalin e Durrësit.

“Janë testuar 114 persona, janë 10 të infektuar. Janë 6 vetë të sëmurë. Dje kanë qenë dy të sëmurët e parë. Kemi dhe dy raste të reja që nuk janë të lidhura me këto të parët. Kemi dhe një person tjetër të shtruar në Spitalin e Durrësit. Këta të sëmurë po trajtohen. Masat janë karantinimi i detyrueshëm për të gjithë kontaktet e personave që janë bartës të virusit. Është i detyrushëm sepse shmang kontaktet e këtyre njerëzve. Të zbatohen masat me rigoriztet nga qytetarët dhe specialistët. Duhet të evitohen grumbullimet e mëdha. Të kufizojmë transportin publik, të evitojmë daljen nga shtëpia. Të kufizojmë kontaktet në ambiente ku mund të rrihet shumë ngushtë” deklaroi zv/ ministrja e Shendetesise, Mira Rakaçolli”.

E plotë

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 114 raste të testuara, 10 raste pozitive, kufizoni lëvizjet!

Tiranë, 10 Mars- “Deri tani janë testuar në Institutin e Shëndetit Publik 114 raste të dyshuara, prej të cilëve vetëm 10 janë pozitive. Bëhet fjalë për dy të sëmurët e parë të deklaruar dhe 6 persona të tjerë kontakte të ngushta të këtyre të sëmurëve si dhe dy raste të reja të palidhura me dy rastet e para”.

Në komunikimin e përditshëm me mediat nga Ministria e Shëndetësisë, zv. Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli deklaroi se pritet një rritje e numrit të rasteve duke kërkuar nga qytetarët respektimin rigoroz të urdhërave dhe të masave të përcaktuara nga autoritetet.

Zv/Ministrja Rakacolli tha se është vendosur karantinimi i detyrueshëm për personat si kontakte të ngushtë të rasteve të konfirmuara me COVID-19.

“Masat që po vazhdojmë të marrim është karantinimi i detyruar për të gjithë kontaktet e ngushta të atyre personave që dalin të sëmurë me koronavirus. E ritheksoj, karantinim i detyruesëem. Është i rëndësishem sepse shmang kontaktet e këtyre njerëzve me të tjetër dhe shmang perhapjen”, u shpreh zv/ ministrja.

Zv/Ministrja kërkoi respektimin rigoroz të rregulla të reja nga qytetetarët.

“Ka një kontraditë mes panikut të shtuar dhe sjelljes që qytetarët kanë. Duhet të evitoni ambientet me grumbullime, të respektoni distancën një metër, të minimizoni përdorimin e transportit publik, të kafeneve, të restoranteve. Të shmangni daljet e panevojshme. Nëse qytetarët i marrin këto masa, atëherë ne si autoritete i kemi kapacitetet dhe strukturat të përgatitura për të përballuar çdo skenar”, tha Rakacolli.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj apeloi qytetarët që të mos drejtohen menjëherë në spital por nëse kanë histori udhëtimi dhe një nga shenjat e sëmundjes të telefonojnë në numrin 127.

“Është trefishuar numri i atyre qe telefonojnë në numrin 127 për të pasur informacion. Mbi 90 % e rasteve e kalojnë me sukses në shtëpi një situatë të tillë. Prandaj është shumë e rëndësishme të kufizojmë lëvizjet që të kufizojmë përhapjen. Në rast se keni shenja të sëmundjes telefononi numrin 127 dhe jo të shkoni direkt në spital për të ruajtur veten nga viruset e tjera dhe për të minimizuar përhapjen për personat e tjerë”, tha Brataj.

Drejtoresha e ISHP Albana Fico deklaroi se ISHP i ka kapacitetet për të krijuar testet sipas nevojave.

“Sa i përket testimeve kemi kryer 114 teste ndërkohë që kapacitetet sikundër e kemi thënë janë nga 200 deri në 500 teste në ditë. Kemi kite në dispozicion dhe kemi sigurar edhe kite të tjera” tha Fico.

Autoritetet shëndetësore apeluan edhe një herë për respektimin e kufizimeve në lëvizje, frekuentimin të ambienteve me shumë njerëz, respektimin e masave të higjienës personale: larjen e duarve, respektimin e higjienës respiratore, nëse kollitemi përdorim gropën e brrylit ose shami letre njëpërdorimëshe, të respektojmë distancën një metër pasi infeksoni transmetohet nëpërmjet spërklave, të dezinfektohen sipërfaqet e ambienteve ku qëndrojmë ose punojmë.