4 marrëveshjet që u nënshkruan në samitine Ohrit te ‘Ballkani i Hapur’

26
0

Ka përfunduar me nënshkrimin e 4 marrëveshjeve samiti për ‘Ballkanin e Hapur’ në Ohër të Maqedosnisë së Veriut.

Marrëveshjet do thellojnë bashkëpunimin në fushës e tregtisë, kulturës dhe arsimit ndërmjet tre vendeve.

Marrëveshja e parë ishte ajo për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor në fushën e njohjes reciproke të diplomave dhe gradave shkencore të lëshuara në institucionet e Arsimit të Lartë dhe institucionet e tjera të autorizuara.

Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunimin kulturor në Ballkanin Perëndimor i cili promovon shumëllojshmërinë kulturore, dialogun ndërkulturor dhe mirëkuptimin e ndërsjellë. Në shtatë nenet e Memorandumit, shtetet angazhohen për të inkurajuar lëvizshmërinë e punonjësve të kulturës, financimin e projekteve kulturore dhe thellimin e bashkëpunimit institucional.

Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunimin në fushën e turizmit në Ballkanin Perëndimor, ku shtetet parashikojnë formimin e një harte turistike të quajtur “Ballkani i Hapur”.

Kryeministri Edi Rama tha se është i kënaqur me rezultatet e arritura në turizëm që nga fillimi i nismës së Ballkanit të Hapur.

Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunimin e administratave tatimore në Ballkanin Perëndimor ku theksohet nevoja për punë të përbashkët për të inkurajuar përmbushjen e detyrimeve tatimore në të tre vendet.

Në këtë Samit përveç Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, morën pjesë si vëzhgues dhe përfaqësues të Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës. Gjatë konferencës së pëbashkët për shtyp përfaqësuesit e dy vendeve u shprehën optimist për t’u bërë pjesë e kësaj nisme. Nga vendet e rajonit e vetmja që nuk mori pjesë ishte Kosova, e cila e kundërshton këtë nismë duke u shprehur se ajo do të ndjekë rrugën e Procesit të Berlinit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.