“4 euro për të kaluar në rrugën e Arbrit?”, ja si pergjigjet ministrja e Financave

179
0

Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi pyeti ministren e Financave Delina Ibrahimajn, nëse qytetarët do të paguajnë taksë për të kaluar në rrugën e Arbrit.

Ministrja tha se aktualisht nuk ka asnjë parashikim buxhetor për të paguar tarifë për rrugën.

Çupi: Në kontratë thuhet që do vendoset taksa 4€ për dibranët që do kalojnë në rrugë për të ardhur në Tiranë? Dhe 4 euro të kthehet në Dibër. Është parashikuar kjo taksë?

Ibrahimaj: Ne jemi ministria e financave dhe ekonomisë, ne bazohemi në kërkesa që janë zyrtare dhe për këtë kërkesë nuk ka asnjë parashikim buxhetor aktualisht.

Ky është koncesion, ne kemi parashikuar pagesën e këtij koncesioni në bazë të çfarë dokumentacioni kemi aktualisht në dispozicion dhe në bazë të kontratës koncesionare.