39-vjeçarja: Kur isha 6-vjeç, italianët i ofruan babait një apartament dhe 7 mln lireta për mua

4378
0

Ajo tregon se disa italianë e kanë kërkuar që ta marrin si aktore në filmat e tyre kur ka qenë 6- vjeç, duke i ofruar të atit një apartament në Tiranë dhe 7 milion lireta të atëhershme. I trembur nga ideja e trafikimit të organeve, babai i Florës ka refuzuar ofertën.

Gjithsesi, më pas Flora ka studiuar për t’u bërë aktore, gjë që i pëlqen shumë.

“Në ’90 më patën kërkuar italianët për filma, në moshën 6-vjeç. Më kërkuan për aktore,. Më gjetën rastësisht në spitale. I thanë babës të japim një apartament në Tiranë dhe 7 milionë lireta kanë qenë asokohe vetëm më jep këtë. I thotë baba sikur të më japësh krejt vendin, krejt Tiranën, fëmijën sta jap. Do ha bukë e kryp gjithë jetën dhe fëmijën s’ta jap”-u shpreh ajo, për emisionin “Real People” në Euronews Albania.