HomeNews32-vjeçarja hodhi fëmijën...

32-vjeçarja hodhi fëmijën në lumë pasi mori çekun e bonusit të fëmijës, flet MJEKU: Kishim frikë se do ta linte në..

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë në Shkodër, ku nëna hodhi në lum fëmijën e saj. Mësohet se djali kishte ardhur në jetë me 30 Dhjetor dhe ajo e ka regjistruar në maternitetin e Shkodrës pa atësi. Nga të dhënat paraprake, Orjana Gremi nuk rezulton me probleme të shëndetit mendor.

Mjeku Sajmir Selmanaj është shprehur se 32 vjeçarja është dërguar nga kolegët e punës në spital dhe se kanë qenë ata që e kanë bindur që të mos e lindte fëmijën në jetimore.

“Me datë 30 dhjetor 2022 është sjellë nga kolegët e punës në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës ku nuk ka treguar se cili është shqetësimi i saj deri në momentin e shpërthimit të ujërave. Është sjellë në repartin e Gjinekologjisë dhe ka qenë e vetme. Që në momentin e parë, kemi pasur frikë se do ta linte fëmijën në maternitet.

Kemi njoftuar policinë dhe psikologun dhe gjatë gjithë kohës është asistuar nga psikologu. Lindja e saj ka qenë me datë 30 rreth orës 11. Lindja e saj ka qenë normale dhe pa asnjë problem shëndetësor.  Kanë ardhur kolegët e punës ku ajo ka punuar në një fabrikë këpucësh, të cilët i kanë sjellë dhurata dhe lekë dhe e kanë bindur që të mos e linte fëmijën në jetimore por ta mbante.

Me datë 4 ajo ka bërë daljen nga spital ku pasi ka kryer të gjitha procedurat ka marrë dhe çekun e bonusit të fëmijës të firmosur.  Është larguar me taksi nga spitali dhe nga ai moment nuk dimë gjë më tepër. Dimë se nuk ka dashur të tregonte emrin e babait të fëmijës. Ndërsa sa i përket gjendjes shëndetësore të saj dhe të foshnjës gjatë gjithë kohës ka qenë e mirë.“, ka thënë mjeku

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Kur ikin reshjet e shiut? Sinoptikania zbulon si priten kushtet e motit 5 ditët në vijim..

Mot i paqëndrueshem pritet ne 5 ditet ne vijim, deri ditën e hënë.. Ndiqni videon me parashikimin e motit nga sinoptikania Tanja Porja per 5 ditet ne vijim.. https://youtu.be/L0OsdKXZ7-8

Goditi me vezë 2 banorët, merret vendimi e papritur për Gjestin

Gjesti u bë pjesë e një përplasjeje me Vserlon dhe Olën, kjo pas një debati, banori vendosi që t’i godiste të dy ata me vezë në kokë. Kjo është një thyerje e rregullave të Vëllait të Madh, duke sjellë një...

Sherr masiv mes 30 emigrantëve në qendër të Romës

Një përleshje masive ka tronditur qendër të Romës, përballë Koloseut, mbrëmjen e së hënës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 pranë daljes së metrosë dhe përfshiu rreth 30 individë, kryesisht të huaj. Policia mbërriti në vendngjarje pas alarmimit nga kalimtarët...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.