Skip to content

31-vjeçarja nga Korça largohet nga shtëpia dhe braktis 4 fëmijët e mitur, shpallet në kërkim

    Policia e Korçës ka shpallur në kërkim një grua, e cila akuzohet se ka braktisur fëmijët e saj të mitur.

    Bëhet fjalë për shtetasen A. F., 31 vjeçe, banuese në Korçë, mbi të cilën rëndon akuza për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”

    Sipas autoriteteve policore, 31-vjeçarja është larguar nga banesa prej 3 ditësh dhe ka braktisur 4 fëmijët e saj të mitur.

    Policia thotë se po punohet për gjetjen e 31-vjeçares. Ende nuk dihet arsyeja pse gruaja ka vendosur të braktisë fëmijët e saj.