Historia e jashtëzakonshme e 30-vjeçares që adoptoi dy fëmijë në kohë të ndryshme e zbuloi që ishin motër e vëlla

836
0

Historia e një nëne të re është bërë virale në rrjet, vetëm se mundësitë që një ngjarje e tillë të ndodhte ishin thuajse 0 deri në momentin kur Katie Page rrëfeu historinë e saj. Gruaja e re në të 30-at, pasi kishte dalë nga një divorc kishte vendosur të bënte një kthesë në jetën e saj duke adoptuar një fëmijë, e një vit më vonë të merrte vendimin për të adoptuar një fëmijë të dytë. Katie Page kishte marrë dy foshnje të braktisura në të njëjtin spital në harkun kohor prej dy vitesh dhe vetëm pas shumë kohësh ajo  zbuloi se dy fëmijët e saj të adoptuar në kohë të ndyrshme nga njëri-tjetri, në të vërtetë ishin motër e vëlla.

30-vjeçarja adoptoi djalin vetëm katër ditësh dhe e quajti atë Grayson në maj të vitit 2017 dhe një muaj më vonë, ajo zbuloi se një vajzë e quajtur Hannah vetëm katër ditëshe,  cila tani është një vjeçe, kishte nevojë për një shtëpi, kështu që vendosi ta merrte edhe atë. Pasi kaloi disa kohë me të dy fëmijët, ajo vuri re disa ngjashmëri dhe lidhje të forta mes tyre. Jo vetëm që të dy fëmijët në spitalin e barktisur kishin të njëjtat probleme shëndetësore nga një nënë biologjike e varur nga droga, por edhe tipare fizike si gropëza në mjekës apo shenjat në trup.

Do të ishin këto shenjat që do të bindnin Katien që kishte adoptuar dy fëmijë motër e vëlla por të gjithë mendonin se intuita e saj nuk do e drejtonte drejt së vërtetës, sepse edhe në shtëpinë e fëmijës ku ajo i mori vogëlushët mendohej se fëmijët nuk kishin të njëjtët prindër biologjikë. Askush nuk i dha të drejtë asaj, deri në momentin që u bënë të gjitha konfirmimet e nevojshme. Pas kryerjes së testit të ADN-së u konfirmua se vogëlushët ishin motër e vëlla gjaku dhe nëna e dy fëmijëve nuk mund të ishte më e lumtur.