Burri lë pistoletën në divan dhe shikon ndeshjen, 3-vjeçarja e merr dhe qëllon veten (Video)

Një vajzë tre vjeçare qëlloi veten në dorë pasi mori një armë që i përkiste të afërmit të saj teksa po shihte një lojë në një shtëpi në Florida. Vajza pas ngjarjes iu nënshtrua një operacioni dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

Momentet e tmerrit janë regjistruar sekondë pas sekonde nga kamera e sigurisë të shtëpisë ku banon vogëlushja Serenity në Florida të Shteteve të Bashkuara, njofton dailymail.

I zoti i armës u arrestua nga policia. Ai është 23-vjeçari Orlando Young, i cili akuzohet nga drejtësia për pakujdesi në lënien e armës së zjarrit në divan, një vend lehtësisht i arritshëm nga vogëlushja, duke i kërcënuar jetën jo vetëm asaj, por edhe personave të tjerë në banesë.

Në pamjet në fjalë, Young shihet duke paralajmëruar vajzën që po shkonte drejt armës, duke i thënë “mos e prek” dhe më pas vazhdon të shikojë ndeshjen. Ndërkohë Serenity shihet duke marrë armën në divan dhe qëllon pa dashje veten.

Më pas ajo shpërthen në të qara nga dhimbjet, ndërsa Young lë telefonin për të kërkuar ndihmë te pjesëtarët e tjerë të familjes, të cilët shihen të vrapojnë nëpër shtëpi nga paniku, ndërsa vogëlushen e nxjerrin nga banesa dhe e çojnë në spital.

- Advertisement -

Zhduket një 15-vjeçare në Tiranë, babai i saj alarmon policinë

Një vajzë 15-vjeçare rezulton e zhdukur në Tiranë. Policia njofton, se i ati, shtetasi A.GJ, ka kallëzuar se vajza e tij është larguar nga banesa. “Shtetasi...

Hoqi nishanin për estetikë, por i ndodh e papritura. Aktorja bën apel, ajo që ndodhi me pas është shokuese..

Aktorja e njohur e humorit boteror Katherine Ryan është diagnostikuar me kancer të lëkurës. Ajo ka treguar se si heqja e nje nishanit u kthye...

Ndryshon Kursi i Këmbimit, ja sa shkon Euro dhe Dollari..

Ditën e sotme, më 22 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.1 lekë. Euro blihet me 98.5 lekë dhe shitet...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.