Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar sot 23 raste të reja me koronavirus në Shqipëri duke e çuar numrin total të të prekurve në 146, ndërsa 5 persona kanë ndërruar jetë.
Vlen për t’u theksuar faktin se numri më i madh i të prekurve të rinj është në Tiranë me 11 të tillë duke e çuar në 83 numrin total të prekurve në kryeqytet.
3 raste të reja janë konstatuar në Lezhë gjithashtu dhe nga dy raste në Fier dhe Korçë.
Rastet e reja me koronavirus gjatë 24 orëvë të fundit:
- 11 raste në Tiranë
- 1 rast në Durrës
- 1 rast Elbasani
- 2 raste Fier
- 2 raste Korcë
- 1 rast Vlora
- 1 rast Shkodër
- 3 raste Lezhë
- 1 rast Krujë .