2025 vjen me një lajm të bukur, fëmijët e parë te materniteti “Mbretëresha Geraldinë’ janë binjakë

931
0

Viti 2025 erdhi edhe me një tjetër lajm të bukur.

Fëmijët e parë që erdhën në jetë, si rrallë herë në të kaluarën, ishin binjakë.

Ka qenë kryeministri Edi Rama që dha i pari lajmin, e që u konfirmua edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu.

“ÇFARË VITI FILLOI! Mirëserdhët Ares dhe Rajd, jetë të gjatë dhe me këmbën e mbarë!

Këto janë binjakët e vitit 2025, që na u bashkuan shëndosh e mirë si lajmës të një viti me bereqet, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00!”, shkruan Rama.

Teksa mbetet të urohet se është një shenjë e mbarë për vitin që sapo erdhi dhe për të gjithë shqiptarët.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.