Skip to content

“200 mijë lekë gjobë për..”/ Revoltohet keq Erion Braçe: Kjo nuk është shkelje ligji..

    Përmes një reagimi në llogarinë e tij personale në  “Facebook”, deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, ka denoncuar Policinë Bashkiake, e cila sipas tij, i ka vendosur një qytetari një gjobë pa të drejtë.

    Sipas deputetit, gjoba e majme prej 200 mijë lekësh, i është vënë një burri të moshuar pasi ka krasitur pemët që ai vetë i ka mbjellë në ambientin para dritares së tij, në një pallat tek trekëndëshi i 1 majit.

    Sipas deputetit, Sabriu, i moshuari i gjobitur ka 4 muaj që po kërkon të drejtën e tij, por nuk po mundet.

    Postimi i plotë i Braçes:

    Kjo nuk eshte policia bashkiake qe na duhet!!

    Dje ju thashe qe “kur i do policite e te gjitha llojeve, nuk i gjen kurrë”; por ama per te bere dem ne komunitet gjenden gjithnje;

    Tek trekëndëshi i 1 majit më përplasën në fytyrë këtë gjobë – 20.000 lekë, d.m.th 200 mijë lekë, troç 200 euro.

    Gjoba thote per shkulje prerje pemesh, shkurresh etj;

    Një burrë i moshuar-Sabriu, që ka shtëpinë në kat të parë i ka mbjellë vetë edhe ullinjtë, edhe pemët e tjera, edhe shkurret.

    Te harlisura e ne periudhen e duhur i ka krasitur siç ja bën muuuuu.

    Pra i ka mirembajtur sic i miremban perdite!!

    I vunë këtë gjobë! Ka katër muaj që plas të gjejë të drejtën e tij por se gjen kërkund.

    Ndaj jo cdo lloj injoranti merr vesh nga kjo pune;

    Krasitja e pemëve të tua nuk është shkelje ligji!

    Tani mezi pres qe polici i radhes i Policise Bashkiake te hyjë ketu e te me thote “Ti gënjen”!