20 vjecari humb jetën në aksidentin e trenave në Greqi, ja fjalët e fundit që i tha mamasë

595
0

Midis 47 viktimave nga aksidenti tragjik në Greqi është dhe studenti grek Anastasios Koutsopoulos.

“Shko fli mami se do vonohem”, këto kanë qenë fjalët e fundit të 20-vjeçarit grek para se të ndodhte përplasja e dy trenave në Larisa.

Mediat greke shkruajnë se shanset që ai të gjendet i gjallë, pasi referuar dhe dëshmisë së të dashurës së tij, Anastasios Koutsopoulos nga Karditsa ishte ulur në vagonin e dytë ose të tretë.

“Nuk kemi asnjë lajm nga ai. E dimë që nuk ka qenë në vagonin e parë, por në të dytin ose tretin. Kemi kërkuar në çdo spital dhe nuk e kemi gjetur. Po ashtu kemi kërkuar edhe pasagjerët që janë transportuar me autobusë, por pa rezultat”, kanë thënë familjarët e tij.

Raportohet se, 20-vjeçari, i cili ishte student i Bujqësisë, hipi në tren në orën 21:20 të së martës mbrëma.

Telefonata e tij e fundit ishte me nënën e tij në orën 22:50 të së njëjtës natë. Sipas të njëjtave informacione, 20-vjeçari i ka thënë nënës së tij se treni ka qenë shumë i mbushur me njerëz dhe se do të ketë vonesa.