20-vjeçaren shqiptare në Itali e flakin nga makina, flet bashkëshorti italian ..

805
0

Një 20-vjeçare shqiptare humbi jetën në mënyrë tragjike në Torino të Italisë. Anxhela Meçani u dhunua barbarisht në një makinë dhe u hodh në rrugë teksa mjeti ishte në ecje e sipër.

Ajo u transportua në spital por gjeti vdekjen pas disa orësh.

Mediat italaine kanë raportuar se shqiptarja ka punuar si prostitutë në Itali.

E reja kishte jetuar për disa vite në Ravenna, por rezultonte e regjistruar vetëm prej muajit Maj, kur edhe ishte celebruar me një italian. Së fundi ajo ishte ndarë nga bashkëshorti Massimiliano.

“Nuk dija asgjë. Unë dhe Anxhela ishim ndarë prej disa muajsh. Ajo kishte ikur nga shtëpia, kishte marrë këtë vendim dhe unë e kisha respektuar”, tha ai.

Me këtë person që ishte shumë m i madh në moshë, ajo ishte njohur në një lokal në vitin 2015 dhe pas një marrëdhënie mes tyre vendosën të martohen. Por martesa zgjati vetëm pak muaj.

“Erdha këtu për punë, hapa një kompani të re, por nuk shkoi mirë. Tani punoj si kuzhinier sezonal”, tregon burri për mediat italiane.

Pasditen e së hënës kur vajza u gjet e pajetë, Massimiliano telefonoi partnerin e ri të 20-vjeçares, pa ditur asgjë se çfarë kishte ndodhur. “Më tha vetëm që nuk mund të fliste, që ishte në polici dhe se e kishin vrarë”.

Ai tha se nuk ka ditur gjë nëse shqiptarja punonte si prostitutë.

“Fillimisht mendova një aksident. Ishte prostitutë? Jo për sa kisha unë dijeni. Kur rrinte me mua në Ravenna, nuk kam kuptuar kurrë asgjë. Pas kësaj nuk di se çfarë mund të ketë bërë”, thotë Massimiliano, ndërsa më pas shton: “Ishte një vajzë gjithnjë e qeshur. Nuk meritonte këtë fund, ishte kaq e re…”, tha ai./a.m./noa.al/