Një vajzë 2 vjeçare u zhduk për orë të tëra në pyll në Gadishullin e Epërm të Miçiganit dhe pas disa orës kërkime u gjet duke fjetur me dy qentë e familjes.
Vogëlushja u gjet duke fjetur sipër qenit të vogël të familjes, ndërsa qeni tjetër i ruante. Mark Giannunzio, oficeri i qarkut tha të enjten e kaluar: “Ajo u shtri në tokë dhe përdori një qen si jastëk dhe qeni tjetër u shtri pranë saj dhe e mbajti të sigurt.
Është një histori vërtet e jashtëzakonshme”. Policia përdori dronë dhe qen policie në operacionin e kërkimit për vajzën, ndërsa oficerët lokalë dhe qytetarët nga Michigani e Ëisconsin kërkuan për vajzën e vogël në zonën e largët të pyllit.
Ka qenë një qytetar që ka pikasur vajzën në një vend rreth 4.8 km larg shtëpisë së saj. Sipas Giannunzio, vajza u ekzaminua nga personeli mjekësor dhe u konstatua se është në gjendje të mirë shëndetësore.