2 termete në Dibër dhe Kukës, flet sizimiologu

854
0

Disa orë më parë dy lëkundje me magnitudë përkatësisht 4.5 dhe 4.3 lëkundën qarkun e Kukësit dhe të Dibrës.

Lëkundjet ishin njëra pas tjetrës dhe fatmirësisht kanë zgjatur fare pak.

Lidhur me këto lëkundje sizmike, ka folur sizmologu Edmond Dushi.

Në një prononcim për faxnews ai u shpreh se tërmetet nuk kanë lidhje me 26 Nëntorin, por janë tërmete të izoluara.

Ai tha:

Lëkundjet e tërmetit janë të izoluara. Lëkundjet nuk janë të lidhura me tërmetin e 26 nëntorit. Po monitorohet situata. Janë lëkundje në një zonë me aktivitet të lartë sizmik.”

Deri më tani nuk raportohen dëme në njerëz dhe materiale.