2 mijë persona në trajnimin nga Ermal Mamaqi (Video)

183
0

Këtë herë Ermal Mamaqi e çoi fokusin e trajnimeve të tij tek biznesi dhe rritja në karrierë. Rreth 2 mijë persona u bënë pjesë e këtij trajnimi dy ditor në Pallatin e Kongreseve.

“Jam shumë i lumtur që edhe në Shqipëri po hapet ‘loja’ e trajnimeve. Nuk ishte e lehtë të mbushje një sallë me 2 mijë e ca vende, për t’i bërë të paguajnë një biletë jo shumë të lirë”, u shpreh Mamaqi.

Për të ndarë rrugëtimin dhe sukseset e tij, në eventin “I Love my business” i ftuar special ishte biznesmeni i njohur Samir Mane. Të sjellësh elemente unike në treg është një nga këshillat e tij për sipërmarrësit e rinj.

“Nuk mund të kem shumë gjëra unike në një biznes, por mjaftohem që të ketë një gjë. Pse gjëja unike do të funksionojë, çfarë gjëje unike ka”, tha Mane.

Pjesëmarrësit i përjetuan të gjitha emocionet që ofron ky trajnim. Ajo ç’ka përfitohet mbi të gjitha është motivimi dhe njohuria për të rritur veten profesionalisht.

“Fuqia e këtyre trajnimeve funksionon. Nëse do të kesh diçka që nuk e ke, duhet të bëhesh dikush që nuk je dhe që të bëhesh dikush që nuk je duhet të shkosh në vende që nuk ke qenë, si këto trajnimet e çmendura që njerëzit kërcejnë dhe hidhen, mendojnë, preken, qeshin dhe qajnë”, u shpreh Mamaqi.

Pjesë e trajnimit dy ditor që nisi të premten ishin grupmosha të ndryshme.