2 ditë para protestës, Basha del me deklaratën e fortë: Asnjë…

598
0

Kreu i PD, Lulzim Basha fton qytetarët për protestën e së hënës në Tiranë.

Përmes një postimi në faqen e tij, Basha kërkon që të gjithë të bashkohen, sipas tij kundër diktaturës së krimit dhe bandës.

“Të hënën #8korrik në ora 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës së krimit, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, bashkohemi kundër bandës që grabit gjithçka, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! #RamaIk”, shkruan Basha, teksa publikon edhe një video.