19-vjeçarja shkon në vendin ku groposi të atin, tregon ku hodhi armën

522
0

Hygerta Meta, 19-vjeçarja e cila ekzekutoi me armë zjari të atin Pëllumb Meta, është rikthyer në vendin e krimit e shoqëruar nga oficerët e policisë.

19-vjeçarja shihet me maskë përpara kasolles që groposi të atin.

Qëllimi i rikthimit në skenën e krimit është gjetja e armës, të cilën 19-vjeçarja pohon se e hodhi në kanalin pranë banesës.

Grupi hetimor po vijon punën me dedektorë për të gjetur armën e krimit.

Duke u nisur dhe nga përmasat fizike të vajzës, hetuesit kanë dyshime se ajo nuk mund ta ketë kryer e vetme krimin.

Hetuesit po punojnë për të zbuluar rolin e personave të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar, përfshirë nënën dhe 2 vëllezërit e 19-vjeçares.

Në dëshminë e saj në polici 19-vjeçarja ka deklaruar se e ka ekzekutuar të atin pas konflikteve të përditshme pasi donte ta fejonte pa dëshirë.

“Ajo ka thënë se babain e ka vrarë pasi donte ta fejonte me një person që nuk e donte. Vajza ka deklaruar në polici se kishin përditë konflikte dhe zënka për këtë shkak”, bëri me dije korrenspodentja e Euroneës Albania Kloida Gjuzi.

50-vjeçari u deklarua i zhdukur nga familjarët 10 ditë më parë, ndërkohë që makina e tij u gjet e braktisur në Parkun Rinia në Durrës. Hetuesit po punojnë për të gjetur personin që ka bërë transportimin e makinës në atë zonë, ku sipas deklarimeve të vajzës ka qenë vetë ajo.