Një nxënës 18-vjeçar është shtruar në spital në gjendje kritike që nga mëngjesi i sotëm, pasi u godit me thikë brenda shkollës. Incidenti ndodhi në institutin profesional “Domenico Chiodo” në La Spezia.
Sipas informacioneve, i riu u godit me thikë në bark nga një student tjetër. Gjendja e tij fillimisht u konsiderua serioze për shkak të humbjes së madhe të gjakut dhe dëmtimit të shpretkës.
Pasi mori ndihmën e parë nga vullnetarët e Kryqit të Kuq dhe mjekët e EKAB (118), ai u transferua me urgjencë në kujdesin intensiv të Spitalit Sant’Andrea.
Autori i dyshuar u ndalua nga policia. Sipas informacioneve fillestare, ai është i mitur dhe aktualisht po merret në pyetje në komisariatin e policisë. Autoritetet kanë mbledhur shumë dëshmi nga mësues dhe nxënës me qëllim rindërtimin e rrethanave të sulmit.
Sipas asaj që është konstatuar deri më tani, goditja me thikë ka ndodhur gjatë orës së mësimit, brenda klasës.