17-vjeçarja habitet kur sheh ekon e fëmijës

2306
0

Një vajzë 17-vjeçare, nënë e ardhshme, ka mbetur me gojë hapur gjatë vizitës në spital ku ka kryer edhe ekon për të parë foshnjën që ka në bark.

E teksa në javën e 24-të të shtatëzanisë, Iyanna Carrington nga Richmond, Virginia, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kryer vizitën rutinë, ka mësuar edhe gjininë e foshnjës.

Por ajo është shokuar për disa momente ku ka parë imazhin e “fytyrës” së vajzës së saj që dukje sikur e shikonte me sy të hapur.

Pas një momenti paqartësie, mjekët i kanë shpjeguar se nuk ka asgjë të mbinatyrshme dhe se “fytyra e djallit” që shfaqet në eko është një tregues se ajo po rrit një foshnje të shëndetshme.

Për të shuar kureshtjen tuaj, ju mund të shihni fotot e publikuara.