Skip to content

150 mijë lekë shtesa/ Miratohet VENDIMI! Rriten pagat e punonjësve, ja kush përfiton…

    Qeveria ka miratuar strukturën dhe nivelet e reja të pagave për nëpunësit dhe punonjësit e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare.

    Vendimi përfshin pagën bazë, shtesën për vjetërsi dhe shtesën e kualifikimit, të cilat do të jenë të njëjta me ato të administratës së përgjithshme shtetërore.

    Për disa pozicione parashikohen edhe shtesa të veçanta për kushtet e punës. Titullari i institucionit do të marrë 150 mijë lekë shtesë në muaj, drejtorët e disa drejtorive 40 mijë lekë, shefat e sektorëve 35–50 mijë lekë, ndërsa specialistët 30 mijë lekë. Shtesat ndryshojnë sipas profilit dhe përgjegjësive të detyrës.

    Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i miratuar për vitin 2026 për Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare.