15 vjeçarja i mbijetoi tërmetit por që prej asaj dite nuk foli më derisa një ditë në shkollë..

1652
0

‘Memece’ që nga tërmeti në Amatrice, 15 vjeçarja riflet falë një teme në shkollë

Serena D’Amico është një 15 vjeçare që i ka mbijetuar tërmetit të Amatrice-s.

Pas tragjedisë së 24 gushtit 2016, në të cilin humbi gjyshen e saj e cila mbeti nën rrënoja, adoleshentja nuk foli më.

Kjo situatë vazhdooi deri në 6 dhjetor 2017, ditë në të cilën Maria Flavia Perotti, mësuesja e saj e italishtes, historisë dhe gjeografisë ka caktuar për klasën një temë me titull “Krijo një rrëfim sipas dëshirës”.

Përpara asaj flete të bardhë, shkruan ‘Il Messaggero’, Serena u ‘zhbllokua’ pas një viti e tre muaj ‘mungese’.

Ora e gjeografisë: Profesoresha Perotti, shkruan e përditshmja, ishte mes personave që shpresonin se nxënësja e saj do rifillonte të shprehej.

“Ndodhte gjithnjë në orën e gjeografisë. Mes argumenteve ishte edhe tema e tërmetit: Kur e kuptonte se mund të flisja për këtë argument, Serena ngrihej nga vendi dhe dilte nga klasa. Nuk kam tentuar asnjëherë ta ndaloj”, thotë mësuesja.

Natën e tërmetit – Situata ndryshoi në dhjetor, kur vajza ‘ripërshkoi’ edhe një herë natën e tërmetit.

Serena ndodhej në Amatrice, vendi ku kalonte verën pas divorcit të prindërve, pranë gjyshes së saj.

“24 gushti është dita që do kujtoj për gjithë pjesën tjetër të jetës sime, lexohet në hartim, ndonjëherë një objekt që kam para syve, apo ndonjë person i caktuar, më çojnë tek ajo ditë.”

Në fund të hartimit, referuar gjyshes së sa, ajo shkruan: “Është një njeri i fortë, që gjithnjë është flijuar për të mirën e familjes. Për mua është një nënë e dytë. Po përdor kohën e tashme, sepse ajo nuk meriton të kujtohet në të shkuarën.”

“Pas asaj teme hartimi, Serena u ‘zhbllokua'”, përfundon mësuesja, duke marrë pjesë në leksione.

Nisi të rrëfejë për jetën e saj në Amatrice, si ishte para tërmetit dhe të tjera.

Tema e hartimit shënjoi një lloj ‘rilindje’ për jetën e vajzës.