15 vjecari kishte dhimbje barku, mjeket ngelin gojëhapur me atë që gjejnë në stomakun e tij

1170
0

Një rast i rrallë ka lënë gojëhapur mjekët në një spital të Turqisë, pasi një 15-vjeçar u paraqit me dhimbje të forta në stomak.

Pas skanerit ata vunë re se në stomakun e adoleshentit ndodhej një kabull karikuesi telefoni, i cili shkaktonte dhimbje të tmerrshme.

Mjekët u detyruan të fusin në operacion 15-vjeçarin për të bërë të mundur nxjerrjen e kabullit.

Karikuesi ishte rreth një metër i gjatë dhe kishte një nyje, gjë që e bënte edhe më të vështirë heqjen e tij.

Ndërkohë që nuk ka detaje se si përfundoi karikuesi i telefonit në stomakun e 15-vjeçarit. Ndërsa kujtojmë se një vit më parë një tjetër rast i ngjashëm ndodhi në Skoci, por këtë herë 9-vjeçari e kishte gëlltitur me dëshirë për shkak të një sfide në tik-tok.