“14 vjeçe u dashurova me një shqiptar”, italiania zbulon shqip arsyen pse zgjodhi te jetoje ne Shqipëri

4
0

Shpesh turistë të vizitojnë vendin tonë dhe mahniten prej mrekullive natyrore që Shqipëria ofron dhe jo  në pak raste ka ndodhur edhe që turistët e huaj të shprehen se dëshirojnë të jetojnë këtu. Pikërisht për të diskutuar mbi këtë çështje ishin këtë të shtunë të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan pesë turistë të huaj të cilët kanë vendosur ta ndërtojnë jetën e tyre këtu.

Ata kanë treguar se si erdhën në Shqipëri, çfarë prisnin të gjenin dhe se çfarë gjetën e po ashtu kanë rrëfyer se përse vendosën të shpërngulen për të jetuar në Shqipëri. Fotografja simpatike nga Italia, me emrin Ilaria rrëfeu se arsyeja që e solli në Shqipëri ishte “zemra”. Ajo u dashurua me një shqiptar kur ishte ende shumë e vogël 14 vjeçe dhe kur u bë 16 vjeçe ajo u martua dhe erdhi të jetonte në Shqipëri.

Ilaria Paoli: Jam fejuar me bashkëshortin tim në Itali kur isha 14 vjeçe dhe më pas. Pas dy viteve gati më tha që do vish këtu për të jetuar. Ma kanë bërë propozimin për të ardhur. Normalisht fola me prindërit e mi.

Rudina Magjistari: Pra ti ishe 14 vjeçe kur  je dashuruar?

Ilaria Paoli: Po.

Rudina Magjistari: Shumë e vogël për të marrë një  vendim të tillë.

Ilaria Paoli: Po kam qenë më e rritur me mëndje dhe prandaj isha shumë e sigurt me zgjedhjet që bëra atëherë dhe tani prapë njësoj më duket.

Rudina Magjistari: Nuk je penduar fare që ke  zgjedhur djalin nga Shqipëri. Ai ndërkohë jetonte në Itali?

Ilaria Paoli: Po kishin vite që jetonin atje. Ata punonin atje, por jetën  e tyre e kishin ndërtuar kështu, prandaj zgjodhën të vinin këtu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.