12 vjeçari pasi zihet me prindërit, i vjedh kartën e kreditit dhe u bën “gjëmën” në hotelin e luksit

468
0

U zu me prindërit, vodhi kartën e kreditit të së ëmës dhe u nis me avion për në Bali, ku kaloi katër ditë në një hotel luksi.

Bëhet fjalë për aventurën e çmendur të një djali vetëm 12 vjeç. Fëmija australian, kërkoi për një kompani ajrore e cila mund ti mundësonte udhëtimin, pa shoqërinë e prindërve.

Pasi zgjodhi kompaninë, vodhi pasaportën e një të afërmi dhe u nis. Kur mbërriti në Bali, ai shëtiste dhe argëtohej gjithë kohës, ndërsa u tha punonjësve të hotelit, se ishte në pritje të motrës së tij më të madhe.

Kështu 12-vjeçari kaloi katër ditë të plota relaksi, shkruan noa.al. Ndërkohë prindërit denoncuan zhdukjen e të birit, ndërsa kur mësuan se çfarë kishte bërë, mbetën pa fjalë.

“Jemi të shokuar! Asnjë emocion nuk mund ta shpjegojë se si u ndjemë kur mësuam se çfarë kishte bërë djali ynë”, tha nëna e tij Emma, për mediat vendase.