“12 herë me dashnoren në Greqi me helikopter, pse grekët e quajnë Ahmetajn eliko-ipurgos?

704
0

Nga Kastriot MYFTARAJ

Pse grekët e quajnë eliko-ipurgos Arben Ahmetajn?

Një helikopter ulet fare afër kufirit shqiptaro-grek pranë ndërtesës së doganës së Qafë Botës në Sarandë. Doganierët dhe policët grekë e përcjellin me shaka këtë ngjarje që thyen monotoninë e shërbimit në atë humbëtirë administrative, të shndërruar të tillë jo për faj të natyrës por të politikanëve të këqinj.

-Ooo, eliko-ipurgos, eliko-ipurgos!- i thonë njëri-tjetrit zyrtarët grekë.

“Eliko-ipurgos” në greqisht do të thotë “Ministri helikë”. Kështu e kanë quajtur me ironi grekët Arben Ahmetajn për shkak të udhëtimeve të tij të shpeshta në Qafë Botë me helikopter. Shkëlqesia e Tij, Ministri i Ekonomisë dhe Financave udhëton me helikopter nga Tirana në Qafë Botë ku e pret një automjet luksoz që e con më tutje në Greqi, te porti ku e pret një jaht luksoz apo atje ku e pret një tjetër helikopter për ta cuar në resortet luksoze të argëtimit.

Vetëm vitin e fundit janë plot 24 udhëtime të tilla me helikopter të evidentuara, për të cilat kam dhe pamje vizive se i ka ndarë barazisht me gruan e ligjshme dhe dashnoren, 12 me njërën dhe 12 me tjetrën. Kësaj i thonë harmoni ekstrafamiljare. Për këto kam prova vizive, të cilat një herë i kam kursyer në gjyq por këtë herë jo.

Një udhëtim me helikopter nga Tirana në Qafë Botë kushton mes 3500 dhe 5000 dollarë. Do të mjaftonte që strukturat antikorrupsion të kontrollonin në hyrje-daljet e ministrit në muajt korrik-gusht në database të TIMS dhe këtu do të ishte fillesa e ndërtimit të dosjes së fluturimeve të Arben Ahmetajt. Është e vërtetë se TIMS nuk tregon daljet e tij me helikopter se ministri e kalon kufirin me automjet, në rrugë tokësore, por kjo shërben për bashkimin e pjesëve të mozaikut.

Garda e Republikës që ka përgjegjësinë e mbrojtjes së jetës së ministrit dhe shoqërimin e tij, duhet ta ketë të shënuar në protokollin e saj çdo udhëtim ajror të ministrit dhe mjetin e tij të udhëtimit, në këtë rast helikopter. Pra ministri ka lënë gjithandej gjurmë zyrtare të lëvizjeve të tij.

Kur një ministër shpenzon kaq shumë para vetëm për udhëtimin, merret me mend se sa para shpenzon ai gjatë qëndrimit të tij në resortet luksoze.