Sipas Gazetës Zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit (Federal Register, Vol. 90, No. 177, 16 shtator 2025), tarifa e re 1 dollar për regjistrimin në llotarinë amerikane (DV Lottery) hyn në fuqi 30 ditë pas datës së publikimit të rregullores, pra rreth mesit të tetorit 2025 transmeton shqiptari.net.
Në detaje, dokumenti thotë:
- Tarifa prej 1 USD do të mblidhet në momentin e regjistrimit për llotarinë, përmes portalit zyrtar të pagesave të qeverisë amerikane.
Ky ndryshim është bërë që t’i vendosë kostot reale të administrimit të llotarisë mbi aplikuesit, jo vetëm mbi ata që përzgjidhen fitues.
Tarifa ekzistuese prej 330 USD për procedurën e vizës për fituesit mbetet e pandryshuar.
Departamenti i Shtetit do të njoftojë çdo vit faqen zyrtare të aplikimit dhe datat e sakta të hapjes së aplikimeve për llotarinë në Federal Register dhe kanale të tjera informimi, si gjithmonë.
Në ndryshimet ligjore është përfshirë edhe rregulli që “një tarifë regjistrimi do të mblidhet në momentin e regjistrimit elektronik” dhe kjo do të jetë kusht për të çuar përpara aplikimin.
Pra, tarifa e re prej 1 USD për regjistrimin në llotarinë amerikane është zyrtare, do të aplikohet për çdo aplikim të ri rreth tetorit 2025, dhe është publikuar në Gazetën Zyrtare të Qeverisë Amerikane./shqiptari.net/