1.5 milionë grekë në protestë kundër emrit “Maqedoni”, shqiptarët nuk ngrihen as kur humbasin detin

711
0

Një protestë madhështore ka nisur ditën e sotme rreth orës 14:00 në Athinë për të kundërshtuar përdorimin e emrit “Maqedoni”, si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme midis Athinës dhe Shkupit.

Në protestë thuhet se kanë dalë rreth 1 milion e 500 mijë persona, ndërsa ky cilësohet si manifestimi më i madh i 25 viteve të fundit, që pas pavarësisë së Maqedonisë në 1991.

Protesta po zhvillohet në sheshin “Sintagma”, dhe mbështetet edhe nga partitë opozitare që i kërkojnë qeverisë greke të mos e lejojë emrin “Maqedoni”.

Greqia përballet prej një kohe të gjatë me konfliktin për emrin me vendin fqinj për emrin “Maqedonia”.

Grekët akuzojnë Shkupin se po përpiqet të shtrembërojë historinë duke deklaruar se janë pasardhës të drejtpërdrejtë të Filipit të Dytë maqedonas, dhe kërkojnë reagimin e qeverisë greke.

Greqia pretendon se Maqedonia ka qenë provincë e helenizmit në kohën e Filipit të Dytë dhe në kohën e Aleksandrit të Madh prandaj thonë se Maqedonia si emërtim u përket atyre.

Kjo protestë e grekëve për të mbrojtur emrin e paraardhësve të tyre në shtetin fqinj, vjen në një kohë kur në Shqipëri flitet për kufij detarë me Greqinë.

Por ndryshe nga grekët që mblidhen në një numër prej 1.5 milion njerëzish për të protestuar mbi një emër që ka vite që diskutohet, shqiptarët duket se nuk e vrasin shumë mendjen se një pjesë e detit të tyre po i jepet Greqisë.

Ditën e djeshme u organizua një protestë për të kundërshtuar faljen e një pjese të detit Greqisë, përpara Kryeministrisë shqiptare nga aktivistë të shoqërisë civile.

Protesta është organizuar përmes rrjeteve sociale menjëherë pasi ministri grek i Jashtëm deklaroi se nga negociatat me homologun shqiptar Ditmir Bushati, hapësira detare e Greqisë do të rritej me 12 milje.

Mirëpo në këtë protestë u ngritën shumë pak shqiptarë, dhe nuk u mblodhën as 1000 njerëz, duke treguar inidfernecën për atë që ndodh me vendin tonë.

Me sa duket shqiptarët e sotëm harrojnë gjakun që të parët kanë derdhur për të mbrojtur kufijtë e vendit tonë.

Të rintjë e sotëm të këtij vendi bëhen “patriotë” vetëm atëherë kur afrohen festat apo atë dite kur luan në ndonjë ndeshje kombëtarja shqiptare e futbollit