Zbardhet misteri i Kuranit pranë makinës ku u shkrumbua kosovari në Fushë-Krujë. E vërteta është ndryshe, e hoqën pastaj..

357
0

Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë gjetur një Kuran pranë vendit ku u dogj në makina shqiptari i Kosovës Xhaferr Osmani.

Fillisht ata dyshuan se libri i shenjtë i myslimanëve mund të ishte përdorur për të detyruar viktimën për t’u betuar mbi të, megjithatë, burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se e vërteta është ndryshe.

Dyshohet se libri i shenjtë ndodhej brenda makinës së viktimës dhe ai është hequr prej aty me qëllim që të shmangej djegia nga vetë autorët e kësaj vrasjeje makabre.

Hetuesit dyshojnë se autorët kanë hequr Kuranin nga makina, të cilës do t’i vinin zjarrin me Xhafer Osmanin brenda duke dashur që të mos e digjnin atë me frikën se mund t’i gjente diçka e keqe.

Ky është edhe shkaku se përse libri i shenjtë është nxjerrë nga makina që do të digjej dhe është lënë me kujdes dhe i pa zhubrosur disa metra më tej.

Organet e hetimit e kanë marrë librin në fjalë duke kërkuar gjetjen e shenjave të gishtërinjve të autorëve të mundshëm nga aty. http://www.albeu.al/shqiperi/zbardhet-misteri-i-kuranit-prane-makines-ku-u-shkrumbua-kosovari-ne-fushe-kruje/395223/