Vlora dhe Saranda bëhen me aeroporte

1103
0

Ministri i Transportit dhe Energjisë, Damian Gjiknuri gjatë raportimit të tij në Komisionin për Ekonomi ka njoftuar deputetët se përveç aeroportit të Vlorës, ku po bëhet studimi i fizibilitetit, po kryejnë një studim për ndërtimin e një aeroporti turistik edhe në Sarandë.

Ai theksoi Saranda është qyteti më i përshtatshëm për ndërtimin e aeroportit, duke sjellë zhvillim në të gjithë zonën, transmeton shqiptari.net

“Ashtu sikurse po kryejmë një studim për mundësinë e ndërtimit të një aeroporti turistik në Sarandë, pasi mendojmë që Saranda me mundësitë turistike që ka dhe kapacitetet e hotelerisë që ka dhe e ndodhur përballë një hapi turistik siç është Korfuzi ka shumë mundësi që të justifikohet ngritja e një aeroporti që do të sjellë një zinxhirë tjetër zhvillimi në të gjithë zonën e jugut”, theksoi ai.