Vjen direkt vera! Sinoptikanët habisin: Bëhuni gati për plazh pasi duke nisur nga…

577
0

E besoni apo jo, por data 1 prill mund të gjejë Tiranën me temperaturën maksimale që arrin në 35 gradë Celcius.

Pasi ky është parashikimi që bëjnë meteorologët lidhur me fillimin e muajit të ardhëm.

Raportohet se nga fillimi i javës që vjen pritet që rrymat e ftohta ajrore që kanë goditur Europën Lindore të zëvendësohen nga një rritje e menjëhershme të temperaturave.

Mediat italiane shkruajnë se nga java që vjen pritet të shijojmë ditët e para të pranverës.

E nga 26 marsi deri në 1 prill do të kemi pranverë, mbase me temperaturat e verës, pasi erërat jugore do zëvendësojnë rrymat e ftohta lindore.

E sipas agjencisë metereologjike rryma e ngrohtë e quajtur “Hannibal” do ngrohë ndjeshëm Mesdheun, përfshirë edhe Shqipërinë.

Temperaturat maksimale parashikohet që do kapin vlerën 33 gradë Celsius në shumë rajone.